Ze Maria: Shkojmë në Stamboll me moral të lartë, finalja do të jetë unike

Ze Maria: Shkojmë në Stamboll me moral të lartë, finalja do të jetë unike

12:01, 18/05/2023

Ish-mbrojtësi i Interit, Ze Maria, ka folur për kualifikimin e “zikaltërve” në finalen e Champions League.

Në një komunikim të fundit me mediet, Ze Maria shprehu dëshirën që finalja të fitohet nga Interi.

“Interi luajti dy ndeshje të mira në derbi, e para e bukur dhe e dyta e vuajtur, por në fund fitoi dhe arrin në finale me një moral shumë të lartë. Finalja do të jetë një ndeshje unike në të cilën lojtarët e dinë se duhet të japin shumë më tepër se zakonisht dhe shpresojmë që të mund të përsërisin atë që ndodhi me Mourinhon disa vite më parë. Lojtarët janë vënë në dispozicion për të arritur një qëllim shumë të rëndësishëm”- tha ish-lojtari i zikaltërve, i cili ka qenë para disa sezonesh trajner i Tiranës në Superligë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco