Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Carvajal e pranon: Manchester City na mbizotëroi plotësisht

Carvajal e pranon: Manchester City na mbizotëroi plotësisht

10:26, 18/05/2023

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka pranuar se Manchester City ka qenë superior në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në “Etihad”.

“Qytetarët” fituan 4-0, teksa spanjolli tha se në këtë ndeshje anglezët e mbizotëruan totalisht skuadrën e tij.

“Ne luajtëm kundër një rivali që ishte më i mirë se ne në këtë ndeshje. Ata na mbizotëruan plotësisht. Duhet të pranojmë se City ishte ekip më i mirë. Neve diçka na mungonte. Nuk ka të bëjë me karakterin, por ne i lejuam ata të na vendosin së tepërmi në presion. Kemi pasur disa momente të mira në pjesën e dytë. E dinim që Manchester City ishte shumë i fortë në shtëpi, por pas ndeshjes së parë kishim besim se mund të bënim më mirë se çfarë treguam në ‘Santiago Bernabeu’. Ne jemi Real Madridi dhe do të kthehemi më të fortë. Do të punojmë shumë për t'u rikthyer sezonin e ardhshëm”, tha Carvajal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco