Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Manchester City mund me 'poker' Realin dhe gjen Interin në finalen e Champions League

Manchester City mund me 'poker' Realin dhe gjen Interin në finalen e Champions League

22:51, 17/05/2023

Lojtarët e Manchester Cityt mposhtën Real Madridin me rezultat 4-0 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe u kualifikuan në finale, ku do të luajnë kundër Interit më 10 qershor në Stamboll.

Ishte një leksion futbolli dhe një spektakël i Qytetarëve, të cilët pas 1-1 në Madrid mposhtën plotësisht "Los Blancos" dhe me meritë do të luftojnë për trofeun e kampionëve të Europës.

City dominoi që në fillim dhe pati raste para portës së mysafirëve, ndërsa Courtois disa herë ndaloi për mrekulli goditjet e Haaland me kompani.

Megjithatë, në minutën e 23-të, Manchester City kaloi me meritë në epërsi. Pas një aksioni të bukur, De Bruyne gjeti shkëlqyeshëm Bernardo Silva, i cili goditi këndin e parë të Courtois për epërsi 1-0.

Më pas Haaland humbi një tjetër rast të madh kur gjuajti jashtë portës dhe Reali pati rastin e vetëm në pjesën e parë në minutën e 35-të. Ishte një predhë Kroos nga rreth 30 metra, por traversa shpëtoi Ederson, i cili e preku topin pak me majat e gishtave.

Vetëm dy minuta më vonë, Manchester City shënoi golin e dytë dhe sërish Silva shënoi me kokë për të çuar shifrat në 2-0.

Në vijim Qytetarët  ulën marrshin. Ata luajtën më me qetësi dhe prisnin shansin e tyre dhe Reali kërcënoi i pari kur gjuajtja e  Alabas u ndalua nga Ederson.

Në minutën e 72-të, Haaland doli i vetëm përballë Courtois, por belgu bëri një pritje të shkëlqyer me ndihmën e traversës. Megjithatë, pesë minuta më vonë, City e zgjidhi çështjen e fituesit pas autogolit të Militaos.

Reali kishte mundësi të shënonte golin e nderit kur Benzema ishte përballë Edersonit, por ai e dribloi dhe shkoi shumë anash dhe më pas Ceballos gjuajti, por portieri i Qytetarëve e shpëtoi portën.

Në minutën e 91-të, lojtari rezerrvë Julian Alvarez, pas një aksioni të mrekullueshëm, shënoi finalen 4-0.

City e meritoi plotësisht avancimin dhe në finalen e madhe në Stamboll më 10 qershor do të luajë kundër Interit.

Rezultati dhe golashënuesit:

Manchester City - Real Madrid 4:0 (Bernardo Silva 23', 37', Militao ag 76', Alvarez 90+1')

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco