Leao këmbëngul për transferimin në Premier League: Ëndërroj 'Topin e Artë' dhe Champions League

Leao këmbëngul për transferimin në Premier League: Ëndërroj 'Topin e Artë' dhe Champions League

20:21, 15/05/2023

 

Ndërkohë, që Milan pret për riaftësimin e plotë të Rafael Leaos si mundësia e vetme për të shpresuar në një përmbysje ndaj Interit në gjysmëfinalen e Champions League (të parën kuqezinjtë e humbën me shifrat 2-0), portugezi flet në një intervistë të gjatë për revistën “Gaffer” ku edhe njëherë thekson dëshirën e tij për t’u aktivizuar një ditë në Premier League.

Ndër të tjera, sulmuesi i kuqezinjve shton se ëndërron dhe mendon për Topin e Artë, por edhe për një tjetër trofe prestigjioz si kupa me “veshë të mëdha” e Champions League.

“Mendoj se çdo futbollist dëshiron të luajë në Premier League sepse është një kampionat shumë konkurrues. Atje luhet një futboll që të përfshin totalisht, bëjnë pjesë klube të mëdha dhe ka një publik shumë të gjerë.

Megjithatë, aktualisht edhe Serie A është shumë mirë e pozicionuar mes kampionateve kryesore të Europës, por e them me siguri se në të ardhmen dua një eksperiencë në Premier League. Objektivi im personal është të fitoj Champions League dhe Topin e Artë”, u shpreh Leao.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco