Sfida e kthimit përballë Interit, Pioli jep lajmin e madh për tifozët e Milanit

Sfida e kthimit përballë Interit, Pioli jep lajmin e madh për tifozët e Milanit

17:20, 15/05/2023

 

Stefano Pioli, trajner i Milanit, ka konfirmuar se Rafael Leão është rikuperuar nga lëndimi që e pengoi të përballej me Interin, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Championsit dhe se është gati për duelin e dytë evropian me rivalin e Milanit.

“Rafael Leão është pa dyshim më i mirë. Ai, Krunic dhe Junior Messias do të grumbullohen. Nëse gjithçka shkon mirë, nesër (e martë) do të luajnë”, tha trajneri gjatë konferencës për shtypin para takimit.

Për mundësitë që Milani të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë (humbjen 0-2) dhe të shkojë në finale, Pioli tha:

“Ata që merren me futbollin e dinë që ndeshjet mbarojnë vetëm kur gjyqtari fishkëllen. Surprizat ekzistojnë dhe ju duhet të besoni në to. Ne besojmë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco