Laporta i hap derën Messit: Barcelona është shtëpia e tij

Laporta i hap derën Messit: Barcelona është shtëpia e tij

14:20, 15/05/2023

Joan Laporta, president i Barçës, foli mëngjesin e sotëm, pak orë pasi Barça ishte shpallur kampione për shumë çështje që i përkasin së tashmes dhe së ardhmes.

Triumfi në La Liga: “Ne duam më shumë, duam që të jetë fillimi i një faze të gjatë me trofe. Lojtarët, Xavi, stafi, punëtorët e klubit, anëtarët e tjerë të bordit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të pasur një ekip më konkurrues”.

Rinovimi Xavi: “Nuk do të ketë asnjë problem. Ai është një njeri i klubit. Ai i kupton në mënyrë të përkryer rrethanat dhe meriton mirënjohjen e klubit. Xavi e kishte të qartë se donte të bëhej trajner i Barçës. Ndoshta më shumë se unë”.

Sherri në derbi: “Reagimi i lojtarëve dhe stafit është normal. Gjithmonë është festuar kështu. Në përgjithësi publiku ishte korrekt. Është një incident i izoluar.”

Messi: “Leo është ende në Paris, po kalon situata jo të këndshme. Nuk do të doja ta shqetësoja tani. Ne do të përpiqemi të përmirësojmë ekipin në të gjitha linjat. Kam folur me Messin, ne e kemi rikuperuar marrëdhënien.

Messi e do Barçën, ai ndjen se ky klub është shtëpia e tij. Arabia? Barça është Barça. Në Arabi ata po bëjnë një punë të mirë, po investojnë, por unë insistoj, Barça është shtëpia e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco