E kryer, Pochettino trajneri i ri i Chelseat

E kryer, Pochettino trajneri i ri i Chelseat

22:58, 13/05/2023

Mauricio Pochettino do jetë trajneri i ri i Chelsea. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas italianit, Mauricio Pochettino do të nënshkruajë kontratë në ditët në vijim, por ai do të fillojë këtë kapitull të ri të Chelsea në qershor.

Lampard do të mbetet si trajner i përkohshëm.

Argjentinasi do të sjellë njerëzit e tij për stafin stërvitor dhe pritet të diskutojë menjëherë strategjinë e transferimit me klubin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco