Myrto Uzuni sërish protagonist në fitoren e Granadës, por...

Myrto Uzuni sërish protagonist në fitoren e Granadës, por...

22:26, 13/05/2023

Granada bind me rezultatin 2-0 ndaj Lugo në takimin e javës së 40-të të La Liga 2, ku edhe në këtë sfidë sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni ka qenë protagonist.

Vendasit morën avantazhin në minutën e 17’ të sfidës, me Puertas që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhënë nga Uzuni.

Ndërsa në minutën e 21’ Zaragoza realizoi golin e dytë për Granada-n dhe njëkohësisht vulosi rezultatin e këtij takimi.

Përtej tentativave nga të dyja anët, fraksioni i dytë u mbyll pa gola.

Pas javës së 40-të Granada merr kreun e renditjes me 69 pikë, dy më shumë se Las Palmas të vendit të dytë, por me këta të fundit që numërojnë një ndeshje më pak, teksa Lugo renditet në vend të fundit me 28 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco