Konfirmohet skuadra e parë që zbret nga Premier League

Konfirmohet skuadra e parë që zbret nga Premier League

18:29, 13/05/2023

Premier Liga ka luajtur ndeshjet e para të javës së 36-të, ku shumë skuadra kanë luajtur për objektivat e tyre.

Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0 në “Old Trafford” përballë Wolves, duke avancuar në garën për Champions League.

“Djajtë” përfituan dhe nga barazimi 2-2 i Leedsit me Newcastle.

Chelsea ngec në shtëpi përballë Notinghamit në një barazim 2-2, që i bën më shumë punë miqve në garën për mbijetesë.

Një fitore të madhe e mori Aston Vila që mundi Totenhemin 2-1, me skuadrën e Unai Emerit që futet akoma dhe më shumë në garë për një vend në Europë.

Ndërkohë Southamptoni u bë skuadra e parë që ra zyrtarisht nga kategoria pas humbjes 0-2 në shtëpi ndaj Fulhamit dhe vitin tjetër do të luajë në Championship.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco