Rafael Leao pranë rinovimit, pagë 6.5 milionë dhe klauzolë…

Rafael Leao pranë rinovimit, pagë 6.5 milionë dhe klauzolë…

09:53, 09/05/2023
Në mediet italiane, përveç përditësimeve në lidhje me gjendjen fizike të Rafael Leaos, po flitet dhe për një rinovim të 23-vjeçarit portugez me Milanin. Disa ditë përpara ndeshjes me Lazion, nga burimet pranë “Casa Milan” thuhet se është diskutuar midis drejtuesve kuqezinj dhe përfaqësues të vetë lojtarit.
 
Portugezi duket se është gati të zgjasë bashkëpunimin me Milanin deri në verën e vitit 2028, me një pagë i cila mund të arrijë shifrën e 6.5 milionë eurove, plus bonuset. Në rast të nënshkrimit të kësaj kontrate, klauzola e sulmuesit do të arrijë shifrën e 150 milionë eurove.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco