Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Gara për 'Këpucën e Artë': Haaland nuk ka rivalë, Mbappe synon vendin e Kane

Gara për 'Këpucën e Artë': Haaland nuk ka rivalë, Mbappe synon vendin e Kane

17:16, 08/05/2023

 

Erling Haaland është shumë pranë fitimit të “Këpucës së Artë”, trofeut që vlerëson golashënuesin më të mirë në të gjitha kampionatet e Europës. Sulmuesi i Manchester City ka shënuar 35 gola në Premier League deri tani, nëntë më shumë se Harry Kane, që zë vendin e dytë në këtë renditje.

Në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Kylian Mbappé, autor i 24 golave në Ligue 1, ndërsa Victor Osimhen ka zbritur në vendin e 5-të me 23 golat e tij në Serie A, pasi është parakaluar nga Alexandre Lacazette, që realizoi dje 4 gola me fanellën e Lyon.

Kur kanë mbetur edhe pak ndeshje nga përfundimi i sezonit futbollistik në të gjithë Europën, ja si është renditja “Top 10” në garën për Këpucën e Artë:

Erling Haaland (Manchester City)              70 pikë (35 gola x  Koeficientin 2 )

Harry Kane (Tottenham)                               52

Kylian Mbappé (PSG)                                     48

Alexandre Lacazette (Lyon)                         48

Victor Osimhen (Napoli)                                               46

Jonathan David (Lille)                                     42

Enner Valencia (Fenerbahce)                     40,5

Ivan Toney (Brentford)                                 40

Robert Lewandowski (Barcellona)            38

Lautaro Martinez (Inter)                                               38

Lois Openda (Lens)                                         38

Mohamed Salah (Liverpool)                        38

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco