‘Mbappe tifoz i Milanit’, Leao e fton: Bashkohu me ne!

‘Mbappe tifoz i Milanit’, Leao e fton: Bashkohu me ne!

15:24, 08/05/2023

Rafael Leao po bën të pamundurën për të qenë gati, por aktivizimi i tij në derbin e së mërkurës ndaj Interit është shumë i vështirë.

Tërheqja muskulore në takimin ndaj Lazios pritet t’i kushtojë mungesën në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Ylli i kuqezinjtë është shumë afër rinovimit, ndërkohë që në prononcimin për “The Residency” fton Kylian Mbappe t’i bashkohet në “San Siro”.

“Mos u shqetësoni për dëmtimin tim. Do të rikthehem shpejt. Atmosfera te Milani është më e mira që kam shijuar ndonjëherë. Momenti më i bukur ishte kur fituam titullin.

Mbappe? Kylian është një tifoz i Milanit, ai duhet të vijë këtu”, shprehet 23-vjeçari portugez, i cili ka një koment edhe për Charles De Ketelaere.

Belgu është zhgënjimi më i madh i kuqezinjve këtë sezon, por Leao ka besim se De Ketelaere do të jetë ndryshe në të ardhmen.

“Charles do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne në të tashmen dhe në të ardhmen, ai ka cilësi të shkëlqyera”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco