‘Mirë se vjen Messi’/ Ministri arab publikon fotot: Blerje luksoze

‘Mirë se vjen Messi’/ Ministri arab publikon fotot: Blerje luksoze

13:14, 03/05/2023

Kur në Francë nuk ndalen polemikat për largimin e Messit në drejtim të Arabisë Saudite, argjentinasi po shijon pushimet.

Diçka të tillë, e ka zbuluar ministri i turizmit në Arabinë Saudite, Ahmed Al Khateb.

Ky i fundit ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, duke promovuar turizmin e vendit të tij dhe natyrisht, askush më mirë se Messi nuk mund ta bënte diçka të tillë.

Leo Messi u largua në drejtim të Arabisë pa marrë leje nga klubi dhe kjo ka bërë që largimi nga PSG-ja të jetë i pashmangshëm.

“Messi dhe familja e tij po e trajtojnë veten me kuzhinat e mrekullueshme dhe të shijshme si edhe me blerje luksoze në ‘Via Ryadh’, e ndjekur nga një pasdite e mbushur me argëtim, lojëra, eksperiencat VR dhe me kohë kualitative në Bulervardin e Qytetit të Riad. Mirë se vjen Messi”, shkruan Ministri i Turizmit për argjentinasin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco