Interi u kthen përgjigje klubeve që interesohen për Lautaro Martinez: Harrojeni, nuk e shesim!

Interi u kthen përgjigje klubeve që interesohen për Lautaro Martinez: Harrojeni, nuk e shesim!

12:44, 03/05/2023

Manchester United dhe Tottenham synojnë të firmosin me Lautaro Martinez, por sulmuesi argjentinas nuk do të largohet nga Interi.

25-vjeçari është autor i 21 golave dhe 8 asisteve me skuadrën e Simone Inzaghit gjatë këtij sezoni.

Ai ka kontratë deri në vitin 2026 me zikaltrit.

“Djajtë e Kuq” kanë gati 80 milionë euro për kartonin e kampionit të botës, por oferta nuk do të pranohet nga Interi.

Shtypi italian shkruan se një ndërmjetës ka kontaktuar drejtuesit e Interit pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League, duke i shprehur interesimin e United dhe Tottenham.

“Lautaron nuk e shesim, ai është qendra e projektit tonë”, ishte përgjigja e prerë e drejtuesve të klubit italian.

Nëse skuadra e Inzaghit nuk ia del të sigurojë kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm, në merkato do të përfundojnë emra si Brozovic, Dumfries dhe Onana, por jo Lautaro Martinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco