Lajmi i fundit

LIVE/ Edi Rama mban fjalimin në takimin me administratën e vet dhe emigrantët në Greqi

Guardiola: Tifozët e Arsenalit duhet të jenë të lumtur

Guardiola: Tifozët e Arsenalit duhet të jenë të lumtur

12:27, 03/05/2023

Arsenali u rikthye të luftojë për titullin kampion pas shumë vitesh, por trofeu i madh pritet të përfundojë sërish te Manchester City.

Skuadra e Artetës kryeson Premier League me dy pikë më shumë se kampionët në fuqi, por djemtë e Guardiolës kanë luajtur dy ndeshje më pak.

Trajneri i Manchester Cityt ka dhënë një mesazh për tifozët e “Gunners”.

Në prononcimin përpara takimit shtëpiak ndaj West Ham, Pep Guardiola deklaroi: “Pas shtatë vitesh, ata (tifozët) fituan titullin më të rëndësishëm të sezonit për klubin, kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm”, u shpreh spanjolli.

Objektiv i rëndësishëm i arritur nga skuadra londineze, edhe pse një pjesë e tifozëve ende shpresojnë te fitimi i titullit, që u mungon prej vitit 2004.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco