Shpërthen Havertz: Çdo gjë po shkon keq, rënia e Chelseat nisi kur u shkarkua Tuchel

Shpërthen Havertz: Çdo gjë po shkon keq, rënia e Chelseat nisi kur u shkarkua Tuchel

11:44, 03/05/2023

Kai Havertz lëshoi ​​disa deklarata “tronditëse” në lidhje me sezonin e komplikuar të Chelseat.

Duke folur së fundmi për mediet, lojtari gjerman u shpreh se gjithçka është duke shkuar keq me “blutë” e Londrës dhe sipas tij gjithçka nisi me shkarkimin e trajnerit Thomas Tuchel.

“Gjithçka që mund të kishte shkuar keq ka shkuar keq. Sezoni filloi relativisht mirë, pati një ndryshim pronësie, që ishte një ndryshim i madh për të gjithë klubin.

Më pas Thomas Tuchel u shkarkua dhe kjo padyshim bën diferencën në një ekip si ky. Kur fiton me një trajner dhe më pas ai shkarkohet pa arsye…Pas Kupës së Botës ne nuk luajtëm shumë mirë dhe humbëm shumë pikë. Për më tepër, shumë lojtarë të rinj erdhën gjatë merkatos së dimrit dhe ata duhej të ndiheshin rehat në mënyrë që të mund të tregonin cilësitë e tyre”, deklaroi Havertz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco