Super Arsenal ndaj Chelseat, Arteta ‘shpall’ liderin e ‘Topçinjve’

Super Arsenal ndaj Chelseat, Arteta ‘shpall’ liderin e ‘Topçinjve’

11:02, 03/05/2023

Arsenali u rikthye në krye të Premier League pas fitores 3-1 ndaj Chelsea në “Emirates”.

Por, Manchester City me dy pikë dhe dy ndeshje më pak, ka shansin të ngjitet sërish në vendin e parë.

Mikel Arteta vlerëson performancën e djemve të tij, sidomos të kapitenit Martin Odegaard, autor i dy golave.

“Ishim të shkëlqyer për 60 minuta. Pashë Arsenalin që dua të shoh. Ritëm, shpejtësi, lëvizshmëri dhe gola të bukur.

U lidhëm me tifozët tanë dhe krijuam një atmosferë të jashtëzakonshme.

Odegaard? Ka shënuar 14 gola këtë sezon, ka dhënë kontribut për skuadrën me gola dhe aftësitë si lider. Jam i lumtur për të”, theksoi trajneri spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco