Uzuni në intervistë për ‘AS’: Nga ngjitja në La Liga me Granadën, te Messi dhe Ronaldo

Uzuni në intervistë për ‘AS’: Nga ngjitja në La Liga me Granadën, te Messi dhe Ronaldo

10:34, 03/05/2023

Në një intervistë për median spanjolle “AS”, Myrto Uzuni ka folur për ngjiten e Granadës në La Liga si dhe për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

“Granada kërkon gjithmonë fitoren në të gjitha ndeshjet, por nuk është e lehtë. Duhet të mësojmë nga gabimet tona dhe të shikojmë nga e ardhmja. Në futboll, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç duam ne, duhet të përmirësohemi. Ne do të ngjitemi direkt, nuk ka dyshim. Nuk jam nervoz, golat do të vijnë, e di aftësinë dhe cilësinë time, jam i sigurt se do të shënoj më shumë gola në ndeshjet e ardhshme.

Unë gjithmonë dua më shumë, do të vazhdoj të punoj dhe shpresoj shumë që të shpallem golashënuesi më i mirë këtë sezon.

Në Granada ndihem si në shtëpinë time, njerëzit më duan dhe ky ekip më dha mundësinë për të përmbushur ëndrrën time.

Gjithmonë kam parë Mesin dhe Ronaldon që kanë luajtur në La Liga, Cristiano është idhulli im.

Sakrifica që bëjnë tifozët është e pabesueshme, janë më të mirët që kam parë ndonjëherë. Në shtëpi nuk kemi humbur sepse kemi tifozët tanë. Më vjen mirë që vijnë në Vitoria për të na brohoritur, këtu njerëzit jetojnë për futbollin”, deklaroi Uzuni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco