Guardiola kërkon rekordin e radhës, vetëm 11 ndeshje larg historisë

Guardiola kërkon rekordin e radhës, vetëm 11 ndeshje larg historisë

19:16, 28/04/2023

Erling Haaland duket se është copëza që i ka munguar mozaikut perfekt të Pep Guardiolës gjithë këto vite.

49 golat e sulmuesit norvegjez për Manchester Cityn këtë sezon e kanë ndihmuar skuadrën e tij që të jetë në garë për të fituar tripletën, një arritje që në Angli e kanë bërë vetëm komshinjtë e Manchester United.

Me fatin e kampionatit në dorën e tyre, “qytetarët” mund të fitojnë edhe Kupën FA, ndërsa në 3 qershor do të luajnë finalen e “Wembley”-t pikërisht përballë “Djajve”.

Ndërsa në Ligën e Kampioneve janë favoritë dhe dy ndeshje larg finales, por më parë duhet të kapërcejnë pengesën e Realit të Madridit.

Shkrimi i historisë është vetëm 11 ndeshje larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco