Trajneri i Feyenoordit do ‘hakmarrjen’ ndaj Romës: S’e kemi harruar finalen e Tiranës

Trajneri i Feyenoordit do ‘hakmarrjen’ ndaj Romës: S’e kemi harruar finalen e Tiranës

22:12, 10/04/2023

Roma fitoi 1-0 finalen e edicionit të parë të Conference League përballë Feyenoordit, sfidë që u zhvillua në “Air Albania” të Tiranës.

Shorti vendosi sërish përballë këto dy skuadra, por tashmë në çerekfinalet e Europa League, që do të luhet të enjten.

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, deklaroi se djemtë e tij nuk e kanë harruar disfatën në kryeqytetin shqiptar dhe do të synojnë hakmarrjen.

“Sigurisht që kur të nisë ndeshja do të përjetoj ndjesi hakmarrjeje. Le të themi se e mbaj mend shumë mirë atë mbrëmje të pakëndshme në Tiranë. E njëjta gjë vlen edhe për djemtë që ishin atje vitin e kaluar.

Gjithsesi bëhet fjalë për një çerekfinale të Europa League, kështu që nuk është e nevojshme të kemi një motivim shtesë.

Ishte bukur të luanim në finalen e Tiranës, por nuk ka ndjesi më të dhimbshme sesa humbja. Në finale nuk fiton gjithmonë skuadra më e mirë, pasi duhet edhe pak fat. E pamë një gjë të tillë edhe në finalen e Kupës së Botës, Argjentinë-Francë”, u shpreh Slot.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco