Kthesë e madhe në luftën për stolin e Chelseat, spanjolli mbërriti në Londër në vend të Nagelsmann

Kthesë e madhe në luftën për stolin e Chelseat, spanjolli mbërriti në Londër në vend të Nagelsmann

17:18, 05/04/2023

Edhe pse Julian Nagelsmann dukej se ishte favoriti i parë për të marrë pankinën e Chelseat, një tjetër trajner mbërriti sot në Londër.

Gazetari anglez Alex Crook raportoi se eksperti spanjoll Luis Enrique mbërriti sot në Londër për të zhvilluar negociatat përfundimtare në lidhje me marrjen e pankinës së "shkatërruar" të Chelseat nga e cila u shkarkua Graham Potter të dielën. Ky informacion është konfirmuar edhe nga “Sky Sports”.

Së pari, negociatat u zhvilluan me Nagelsmann, por ato nuk dhanë fryte, megjithëse gjermani është ende në “lojë”. Tashmë ai është zëvendësuar në krye të listës së dëshirave të bluve nga Luis Enrique dhe nëse takimi i sotëm është pozitiv, ish-trajneri i Barcelonës do të marrë drejtimin e Chelseat.

Dhe me Enrique ka dy plane. Pronari i Chelseat, Todd Boehly dëshiron që Luis Enrique ta marrë menjëherë pankinën, por ka mundësi që ai t'i bashkohet Bluve vetëm në verë.

 

Te Chelsea kanë një zgjidhje nëse Enrique pranon të jetë trajner i klubit duke nisur nga vera. Më pas ai do të zëvendësohet përkohësisht në pankinën e Chelseat nga Frank Lampard, i cili thuhet se ka pranuar të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit dhe më pas t'ia japë vendin Enrique-s.

Kujtojmë se shumë trajnerë ishin në listën e emrave që kërkoheshin për drejtimin e skuadrës nga Stamford Bridge. Përveç Nagelsmann dhe Enrique, u përmendën Mauricio Pochettino, Marco Silva, Roberto de Zerbi, Frank Lampard, Luciano Spalletti, Brendan Rodgers e shumë të tjerë.

 

Kujtojmë se pas shkarkimit të Potterit, postin e tij e pasoi përkohësisht bashkëpunëtori i tij i ngushtë Bruno Saltor. Megjithatë, nuk pritet që spanjolli të qëndrojë gjatë në stol, por Chelsea shumë shpejt do të marrë një menaxher të ri të përhershëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco