Lajm i mirë nga Italia, Gasperini zbulon kur rikthehet në fushat e lojës Berat Gjimshiti

Lajm i mirë nga Italia, Gasperini zbulon kur rikthehet në fushat e lojës Berat Gjimshiti

15:25, 02/04/2023

Berat Gjimshiti ishte mungesa e madhe e Kombëtares kuqezi në ndeshjen ndaj Polonisë. Mbrojtësi i cili në teori vlerësohet si nëj nga të paprekshmit e rreshtimit të ri të Silvinjos, nuk ia doli të rikuperohej në kohë për këtë sfidë, pas një dëmtimi që pësoi pak javë më parë.

Image

Por kthimi i tij në fushën e lojës duket se do të jetë i shpejtë dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, pas përfundimit të ndeshjes së të shtunës në Serinë A ndaj Cremoneses ku lojtari nuk ishte i grumbulluar.

“Gjimshiti duhet të kthehet me grupin të hënën ose të martën”, konfirmoi ai, duke bërë të qartë se shpejt lojtari do të kishte mundësinë që të bënte kthimin e tij në fushën e lojës ku ka qenë një emër fiks edhe në rreshtimin e skuadrës bergamaske e cila lufton për një vend në Ligën e Kampioneve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco