Premier League/ Goleadë e Arsenalit, feston edhe Granit Xhaka

Premier League/ Goleadë e Arsenalit, feston edhe Granit Xhaka

18:18, 01/04/2023

Arsenali nuk ndalet as përballë Leeds United. Skuadra e Mikel Artetës fitoi 4-1 në “Emirates”, duke iu përgjigjur Manchester City ndjekës, që mposhti me të njëjtin rezultat Liverpoolin.

Gabriel Jesus zhbllokoi takimin në minutën e 33’. Sulmuesi brazilian ktheu në gol një penallti të cilën e fitoi vetë, dhe rigjeti golin në Premier League pas gjashtë muajsh.

Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur. Ben White dhe Gabriel Jesus dërguan rezultatin në 3-0. Rasmus Kristensen shënoi golin e nderit për Leeds United.

Gjashtë minuta përpara fundit pati festë edhe për Granit Xhakën.

Mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol të bukur me kokë pas krosimit të kapitenit Odegaard.

Ky ishte goli i pestë sezonal për Xhakën, i cili numëron edhe po kaq asiste. Arsenali regjistroi suksesin numër 23 në Premier League, kampionat që e kryeson me 72 pikë.

Manchester City, që ka luajtur një takim më pak, ndodhet 8 pikë larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco