Superliga/ Fitore e pastër e Egnatias, Kukësi i largohet Europës

Superliga/ Fitore e pastër e Egnatias, Kukësi i largohet Europës

17:17, 01/04/2023

Egnatia ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme 3-0 ndaj Kukësit në transfertë, duke vazhduar të jetë në ndjekje të skuadrave të kreut, teksa ka nxjerrë verilindorët jashtë garës për një vend në Europë.

Rrogozhinasit kanë bërë një ndeshje shumë të kujdesshme, duke u mbrojtur mirë dhe duke goditur në kundërsulm me Duamenan.

Ky i fundit gjeti rrjetën me rastin e parë që iu shfaq, ndërsa në të dytën fitoi penalltinë që Xhekson e ktheu në gol.

Në fund, erdhi edhe goli i Fernando, i cili vulosi një fitore bindëse 3-0 që mban Egnatian në zonën e Europës, teksa largon thuajse përfundimisht ekipin e Hallaçit nga pretendimet për të siguruar nëpërmjet kampionatit një vend në aktivitetet ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco