VIDEO/ Zbriti në fushë për t’i propozuar për martesë të dashurës, tifozi e pëson keq nga siguria e stadiumit

VIDEO/ Zbriti në fushë për t’i propozuar për martesë të dashurës, tifozi e pëson keq nga siguria e stadiumit

13:28, 01/04/2023

Një tifoz i klubit të bejsbollit Los Angeles Dodgers vendosi t'i propozojë të dashurës së tij në ndeshjen e djeshme me Arizona Ëildcats, por në vend të një kujtimi të bukur gjatë pjesët tjetër të jetës, ai përjetoi një lloj nokauti.

Plani i tij ka qenë interesant, por mesa duket nuk e ka menduar se mund të ketë pasoja.

Ai doli në fushë në mesin e ndeshjes për t'i propozuar për martesë një vajze para gjithë stadiumit dhe është kthyer drejt tribunës me një unazë në dorë.

Gjithçka dukej e qetë dhe harmonike, derisa u përplas nga një roje sigurie, i cili e rrëzoi përtokë me një goditje të fortë dhe pas kësaj erdhën edhe dy roje të tjera dhe e neutralizuan.

Mirëpo, për fat të mirë, keqkuptimi u zgjidh, kështu që menjëherë pas ndeshjes, e fejuara e tij publikoi një video nga loja dhe një foto të unazës së fejesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco