Premier League/ Super-ndeshja Manchester City - Liverpool, Guardiola dhe Klopp rreshtojnë titullarët

Premier League/ Super-ndeshja Manchester City - Liverpool, Guardiola dhe Klopp rreshtojnë titullarët

12:48, 01/04/2023

Nuk është një duel për titullin kampion, por është ende një “shfaqje” e shkëlqyer e Premier League. Manchester City , i dyti me 8 pikë më pak se Arsenali (me një ndeshje më pak), përballet me Liverpoolin , i 6-ti me 7 pikë nga Tottenhami dhe vendi i katërt që të çon në Champions League (me dy ndeshje më pak). Supersfida që nis në orën 13:30 në stadiumin Etihad, do të fillojë pa disa titullarë: Haaland dhe Foden nga ana e Qytetarëve, Thiago Alcantara dhe Luis Diaz nga ana e “Të kuqve”.

 

Për këtë ndeshje, Guardiola rreshton Alvarezin në krye të sulmit në mungesë të Haaland. Mahrez dhe Grealish e “rrethojnë” atë. De Bruyne, Gundogan dhe Rodrigo formojnë mesfushën përpara Akanji-Dias. Ake është në anën e majtë, Stones në anën e djathtë. Nga ana tjetër, Klopp rreshton një mesfushë të përbërë nga Fabinho, Henderson dhe Elliott. Nunez e nis në pankinë, Jota preferohet përpara uruguaianit në krahun e majtë, i lidhur me Gakpon në “ballë” dhe Salah në krahun e djathtë. Van Dijk dhe Konate formojnë qendrën, të rrethuar nga Alexander-Arnold dhe Robertson.

Formacionet zyrtare:

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco