Klubet e MLS bashkojnë forcat dhe bëjnë një ofertë interesante për yllin argjentinas

Klubet e MLS bashkojnë forcat dhe bëjnë një ofertë interesante për yllin argjentinas

21:55, 27/03/2023

 

Lionel Messi është më shumë se një futbollist, është simboli i gjallë i futbollit, për atë që ka treguar në fushën e blertë deri më tani.

Të gjitha skuadrat duan të kenë në organikë yllin argjentinas, madje në MLS, kampionati amerikan i futbollit, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për ta parë Messin të luajë në një nga skuadrat e këtij turneu.

Tavani i pagave është një pengesë për aventurën amerikane të argjentinasit, por duket se në këtë rast të gjitha ekipit e MLS-së janë të gatshme të bashkojnë forcat, që të plotësojnë kërkesat e “pleshtit”.

Sipas “Sport”, klubet e MLS propozojnë që të gjitha të paguajnë një kuotë të pagës së tij dhe më pas Messi të zgjedhë vetë se me kë skuadër do të luajë. Një skenar kurioz, që mbetet për tu parë se çfarë do të sjellë në të ardhmen e afërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco