FOTO/ Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Haaland transferohet te Reali

FOTO/ Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Haaland transferohet te Reali

09:45, 23/03/2023

Erling Haaland vazhdon të jetë në qendër të mediave sportive prej performancës së tij fantastike me Manchester Cityn këtë sezon.

Gjithsesi duket se ai nuk do të qëndrojë te “qytetarët” për një kohë të gjatë.

Të paktën kjo është ajo që raportojnë mediat spanjolle.

Siç bën me dije gazeta “AS” në faqen e parë të saj, sulmuesi norvegjez do të transferohet te Reali në vitin 2024.

Image

“Galaktikët” do të përpiqen të përfitojnë nga një klauzolë që e lejon norvegjezin të largohet nga City verën e ardhshme, me presidentin Perez që e shikon atë si zëvendësuesin e duhur të Benzema.

Ky transferim pritet që të bindë dhe Kylian Mbappe që të zgjedhë Realin në të ardhmen, me sulmuesin francez që vazhdon të jetë në planet e Perez, edhe pse vitin e kaluar ai zgjodhi që të qëndrojë te PSG-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco