Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Napoli i ka turpëruar rivalët në Itali’

‘Napoli i ka turpëruar rivalët në Itali’

15:43, 21/03/2023

Për Lele Adanin derbi i Italisë këtë herë vlejti vetëm për prestigj dhe për vendin e dytë nëse penalizimi i Juventusit do të anulohet.

“Inter-Juventus ishte një sfidë për dy trajnerë që kërkonin vendin e dytë, që e pretendojnë atë dhe përpiqen të mbërrijnë aty para njëri-tjetrit. Kjo ishte ajo që e bëri të rëndësishme ndeshjen dhe prestigji që ky duel gjithmonë mban”, u shpreh ish-mbrojtësi zikaltër, që më pas u ndal te Napoli dhe te efekti që paraqitjet e “axurrëve” kanë pasur edhe te rivalët:

“E konfirmoj atë që thashë për duelin Inter-Juve, pasi nëse do të ndalemi te kampionati, Napoli prej kohësh po tregohet fantastik dhe po i turpëron gjithë të tjerët me mënyrën e tij të të luajturit, duke u nxjerrë në pah të gjitha defektet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco