VIDEO/ Cikalleshi gjen sërish golin, sulmuesi kuqezi shënon për Al Khaleej

VIDEO/ Cikalleshi gjen sërish golin, sulmuesi kuqezi shënon për Al Khaleej

16:04, 16/03/2023

 

Sokol Cikalleshi vazhdon që të jetë vendimtar për skuadrën e tij Al Khaleej në kampionatin e Arabisë Saudite. Sulmuesi kuqezi ka shënuar gol në ndeshjen që skuadra e tij ka barazuar 2-2 përballë Al Tai.

Kavajasi ka shënuar golin që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 13-të, duke realizuar kështu golin e tij të 6-të sezonal në kampionatin saudit.

Al Khaleej nuk arrin të marrë tre pikë të arta dhe në luftën për mbijetesë, pasi barazohet në minutat shtesë nga miqtë. Gjithsesi shpëtimi është vetëm 4 pikë larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco