'Më kërkuan para', FSHF padit ish-futbollistin shqiptar

'Më kërkuan para', FSHF padit ish-futbollistin shqiptar

14:08, 16/03/2023

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas akuzave të ish-futbollistit Shefki Kuqi gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Ish-sulmuesi me origjinë nga Kosova, luajti gjatë karrierës së tij me skuadra si Newcastle, Fulham, Crystal Palace, Blackburn apo Ipswich, deklaroi se FSHF i ka kërkuar 100-200 mijë euro për të veshur fanellën e kombëtares kuqezi.

KOMUNIKATA E FSHF-së

“FSHF ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin ATV, gjatë emisionit ‘Favoriti i Botërorit’ ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për tu pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare. Padia e FSHF-së ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22“.

 

 

46 vjeçari u aktivizua edhe në Finlandë, Gjermani dhe Skoci. Kuqi veshi 63 herë fanellën e kombëtares së Finlandës, duke gjetur rrugën e rrjetës në shtatë raste. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco