Manchester United nis bisedimet për transferimin e Harry Kane

Manchester United nis bisedimet për transferimin e Harry Kane

18:18, 14/03/2023

Pas Bayern Munchen , Manchester United është përfshirë në garë për të transferuar njëherë e mirë Harry Kanen në ‘’ Old Trafford ‘’ .

Prej shumë vitesh vijon të përflitet se e ardhmja e ‘’ Uraganit ‘’ do të jetë larg Tottenham Hostpurit dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të tentojnë edhe njëherë për golashënuesin britanik gjatë verës.

Në të kaluarën 29 vjeçari u tentua edhe nga Manchester City por mbërritja e Erling Haaland në ‘’ Etihad Stadium ‘’ i përmbushi pritshmëritë e  Pep Guardiolas , sulmues i cili ia ka rikthyer buzëqeshjen spanjollit.

Edhe pse në metrat e fundit Erik Ten Hag ka në dispozicion Rashford , Martial , Antony, Weghorst, ishi i Ajax Amsterdamit vijon ti qëndrojë besnik idesë se Manchester United i nevojitet një sulmues si Harry Kane, për të rifituar terrenin e humbur ndër vite , në Premier League dhe Champions League.

Një fakt shumë i rëndësishëm i cili ia vlen të përmendet është se londinezi gjithmonë e ka shprehur dëshirën të jetë pjesë e një skuadre e cila lufton për fitimin e titujve dhe duke qenë se me ‘’ Spursat ‘’ ende nuk e ka arritur objektivin , pretendentët e tij automatikisht shëndërrohen në favoritë për ta larguar nga ‘’ White Hart Lane ‘’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco