Anceloti: Arritje e madhe që janë 3 skuadra italiane në Champions, sinjal për Europën

Anceloti: Arritje e madhe që janë 3 skuadra italiane në Champions, sinjal për Europën

18:14, 14/03/2023

Champions League këtë sezon mund të ketë tre skuadra italiane në fazën çerekfinale.

Në fakt, vendin e sigurt për momentin e ka vetëm Milani me kuqezinjtë që eliminuan Tottenham, ndërsa nga ana tjetër, Inter dhe Napoli kanë shansin për të mbërritur në çerekfinale pasi i kanë fituar ndeshjet e para respektivisht ndaj Portos dhe Eintracht Frankfurt.

Kjo dukuri nuk ka kaluar pa pasur edhe vëmendjen e trajnerit të Real Madrid, Carlo Anceloti.

Numri një i stolit të Real Madrid shprehet se nëse në çerekfinalet e Champions shkojnë tre italiane, atëherë do të ishte një sinjal i qartë për Europën se Serie A po rikthehet në nivelet e larta.

“Skuadrat italiane po bëjnë shumë mirë në Europë. Këtë sezon mund të jenë tre prej tyre në çerekfinalet e Champions League, që do të ishte një arritje shumë e mirë për futbollin italian. Do të ishte edhe një sinjal për Europën”, u shpreh Anceloti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco