Luis Suarez është i bindur: Nëse Neymar do qëndronte te Barça, do fitonte ‘Topin e Artë’

Luis Suarez është i bindur: Nëse Neymar do qëndronte te Barça, do fitonte ‘Topin e Artë’

21:08, 04/03/2023

Mesi-Suarez-Neymar, e ashtuquajtura MSN, ka qenë një nga treshet sulmuese më të frikshme në historinë e futbollit.

Një tredhëmbësh vdekjeprurës para portës që u prish kur Neymar vendosi t’i jepte lamtumirën Barcelonës për të shkuar te PSG.

Një moment që Luis Suarez e ka kujtuar në një intervistë për “Palcar”, duke siguruar që braziliani do të kishte një karrierë shumë më të lumtur nëse nuk do të kishte marrë vendimin për të shkuar në Francë.

“Ne na dhembi shumë si miq dhe shokë skuadre. Gjatë fazës përgatitore, në SHBA, kur uleshim për të biseduar, na thoshte “jo, jo”. Nuk më pëlqente të flisja shumë, por erdhi një moment ku gjërat po bëheshin shumë më konkrete dhe unë e Mesi i thamë “nëse dëshiron të fitosh përsëri, rri këtu me ne”. Momenti do të ndryshonte, do të vinin lojtarë të rinj për të cilët kishim nevojë. Na dëgjonte dhe thoshte “po, po, dua të qëndroj”, por pastaj të gjitha ambientet janë të vështira për t’u kontrolluar. Ne si miq e këshilluam të qëndronte, por vendimi ishte i tiji dhe i familjes së tij.

I thamë “për të ardhmen tënde, Anglia është më mirë. Mendoj për Mançester Sitin, ai futboll do të jetë më i mirë për ty… Por në Francë?”. Pastaj e kuptuam që edhe futbolli francez ishte rritur shumë, por i thamë se gjëja më e mirë ishte të qëndronte me ne.

Mbaj përgjegjësi të plotë për atë që them. Nëse Nejmar do të kishte qëndruar te Barcelona, do të kishte fituar me siguri “Topin e Artë”, theksoi Suarez në intervistën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco