Premier League/ Përmbysje e ‘çmendur’ e Arsenalit, gol me ‘aromë titulli’ në minutën e 98-të

Premier League/ Përmbysje e ‘çmendur’ e Arsenalit, gol me ‘aromë titulli’ në minutën e 98-të

18:07, 04/03/2023

Arsenali përmbys në frymën e fundit Bournemouth, ndërsa në raundin e 26-të të Premier League merr fitoren 3-2 dhe 3 pikët.

Sfida ishte shumë e luftuar, me Billing që shënoi që në minutën e parë për t’i dhënë avantazhin miqve.

Në minutën e 57-të Bournemouth do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, me Senesi që realizoi golin e dytë për ekipin e tij.

Megjithatë “The Gunners” reaguan dhe në minutën e 62’ Partey ngushtoi diferencën, duke rihapur sfidën.

White gjeti rrjetën në minutën e 70’ dhe barazoi për ekipin e Artetës.

Arsenal nuk u ndal dhe në minutën e 90+8’ Nelson përmbysi gjithçka dhe i dhuroi 3 pikët ekipit të tij.

Pas raundit të 26’ Arsenal kryeson me 63 pikë, teksa Bournemouth renditet në vend të 19-të me 21 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco