Me golin e radhës Ibrahimovic do të thyejë rekordin e Costacurta-s në Itali

Me golin e radhës Ibrahimovic do të thyejë rekordin e Costacurta-s në Itali

16:47, 24/02/2023

Veterani i futbollit suedez Zlatan Ibrahimovic është afër rikthimit në fushë dhe goli i tij i radhës për Milanin do t'i sjellë atij një rekord të ri.

41-vjeçari Ibrahimovic është jashtë fushës pas një operacioni të rëndë në gju që bëri në maj të vitit të kaluar, pas fitimit të Scudetto-s me Milanin. Pavarësisht mungesës së gjatë, Zlatan pohon se nuk e ka ndërmend ta mbyllë karrierën dhe se po punon shumë për t'u rikuperuar. Dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve në Serie A i ka ndjekur nga stoli, por rikthimi i tij në fushë pritet së shpejti.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se me golin e radhës, Ibra do të thyejë rekordin e nivelit më të lartë të futbollit italian, pasi do të bëhet golashënuesi më i vjetër në historinë e kampioantit.

Sulmuesi suedez tashmë është në vendin e tretë në listë, sepse ai shënoi kur ishte 40 vjeç, tre muaj e gjashtë ditë. Rekordi aktual është ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta, i cili shënoi kur ishte 41 vjeç e 25 ditë.

Zlatan është 41 vjeç e 147 ditë, që do të thotë se pas golit të radhës do të bëhet rekordmen i ri, pra golashënuesi më i vjetër në historinë e Serisë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco