'Nuk kemi bërë ende hapin cilësor', Hallaçi mban ekipin me këmbë në tokë dhe paralajamëron rivalët: Kupa, objektiv për ne

'Nuk kemi bërë ende hapin cilësor', Hallaçi mban ekipin me këmbë në tokë dhe paralajamëron rivalët: Kupa, objektiv për ne

15:45, 24/02/2023

Kukësi ka fituar 1-0 ndaj Partizanit pretendent për titull dhe ka shfaqur një lojë shumë të mirë, por trajneri i verilindorëve, Rraman Hallaçi, është shprehur se ekipi nuk është ende në nivelet kur duhet.

“Mendoj që kemi bërë një punë të mirë, po mundohem të bëj maksimumin për skuadrën, me ndihmën e stafit dhe mbi të gjitha lojtarët se janë kryesorët në fushë dhe meritojnë meritën më të madhe. Jam munduar të punoj në mbrojtje se kam parë një problem që ka skuadra. Tani mendoj që skuadra ka një mbrojtje mjaft solide, por është kompliment për mbrojtësit në veçanti, shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë. U kam bërë kritika lojtarëve se nuk dua të luajmë me top të gjatë, dua të luaj me top poshtë dhe e kemi bërë mirë deri diku. Ekipi edhe u tërhoq kur Partizani po mbrohej me shumë forca, mendoj se e kemi bërë mirë.

Kolela tha që na e dhuroi pjesën e parë? Varet se për çfarë ka folur trajneri, por e kishim përgatitur çdo situatë e dinim që do luanin me 4 në qendër dhe kishim marrë masat me Peposhin e Bashën që të futeshin në qendër, për situata më komode. Bëmë maksimumin si në pjesën e parë e të dytë, kishim mundësinë për të mbyllur ndeshjen me rastin e Bashës, por e rëndësishme është që skuadra ka prodhuar lojë dhe ka treguar grinte.

Skuadra nga fundi i ndeshjes u mbrojt mirë dhe po i kërkoja vazhdimisht të mos dalim shumë në aventurë se tre pikët vlejnë. Por jam dakord se është fitore që na ndihmon në anën psikologjike se hapin e madh cilësor nuk e kemi bërë ende. Shpresojmë të bëjmë, kemi bërë rezultate e pastaj kemi humbur. Jemi të kënaqur, por hapin cilësor nuk e kemi bërë ende, kjo është e vërteta.

Jam dakord kur thuhet që vjen ndeshja tjetër menjëherë dhe kërkohet maksimumi. Me skuadrën fola hapur që na duhet kohë e të presim për hapin e madh. Duhet të marrim fitoret një pas një se nuk na lejohet që një të fitojmë e një të humbim.

Për të gjithë lojtarët ka vlerësim maksimal. Fola me Xhonson, Taipin e Lamçen, u thashë që jeni pjesë e rëndësishme e skuadrës, u thashë që ka lojtarë kryesorë që po qëndrojnë në pankinë. Patjetër do të kthehen me Kupën, është objektiv kryesor me patjetër.

Penalltia? Në momentin e parë m’u duk që ishte 11-metërsh. Dora është natyrale dhe e mbledhur, në një moment e ka hapur por është instinkt, por është rast shumë i vështirë. Me 70% nuk është, por është thjesht instinkti. Mendoj se ka vepruar drejt se nuk është dorë e hapur të them të vërtetën”, theksoi Hallaçi pas sfidës për “Oversport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco