Zakaria vishet përfundimisht blu? Ja sa përfiton Juventusi

Zakaria vishet përfundimisht blu? Ja sa përfiton Juventusi

19:49, 19/02/2023

Duket se Chelsea është i bindur dhe së shpejti do të vendosë të ardhmen e Denis Zakaria në "Stamford Bridge".

Londinezet mund të ushtrojnë të drejtën e blerjes për të transformuar huazimin e zviceranit në një blerje të përhershme.

Këtë e ka bërë të ditur prestigjiozja italiane "Tuttosport". Zakaria u huazua në merkaton e verës nga Juventusi në drejtim të Chelsea per vlerën e 3 milionë euro plus një bonus.

E drejta për të veshur 26-vjeçarin pergjithmonë me ngjyrat blu, ështe vendosur me një shifër prej 28 plus 5 milionë euro. Këtë sezon me fanellën e Chelsea, Zakaria regjistron 7 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe një gol të shēnuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco