Tottenhami fiton derbin me West Hamin dhe ngjitet në vendin e katërt

Tottenhami fiton derbin me West Hamin dhe ngjitet në vendin e katërt

19:31, 19/02/2023

 

Tottenhami kthehet te fitorja pas humbjes në fushën e Leicester City-t dhe këtë e bën në derbin e Londrës përballë West Hamit me rezultati 2-0.

Një sfidë që nuk pati gola gjatë pjesës së parë e që u zhbllokua në minutën e 56-të nga Emerson Royal, që u shërbye nga Davies.

Golin e sigurisë skuadra e drejtuar nga Antonio Conte e shënoi me Son Heung-Min në minutën e 72-të, pas pasimit të marrë nga Harry Kane, 2-0.

Kaq mjaftoi që Spurs-at të kontrollonin me qetësi lojën në minutat e mbetura, duke marrë tri pikë të vyera që i çojnë në kuotën e 42 pikëve, në zonën Champions, duke parakaluar Newcastle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco