Ermal Krasniqi fantastik, realizon eurogol në Rumani

Ermal Krasniqi fantastik, realizon eurogol në Rumani

19:25, 19/02/2023

Ermal Krasniqi gjen golin e radhës në Rumani. Sulmuesi nga Malisheva u transferua nga Ballkani te Cluj në merkaton e janarit.

 

24-vjeçari është përshtatur shumë mirë tek ekipi rumun. Sot realizoi golin e dytë në kampionat, duke ardhur nga stoli.

Krasniqi u fut në fushë në minutën e 76’ në takimin Cluj-Arges dhe vulosi suksesin 3-1 të skuadrës së tij me një gol shumë të bukur.

Sulmuesi nisi një inkursion nga gjysmëfusha e Cluj në minutat shtesë dhe gjeti rrjetën kundërshtare me një goditje të saktë me të djathtën.

Cluj renditet në vendin e dytë në kampionatin rumun me 53 pikë, dy më pak se kryesuesit e Farul Constanta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco