Kolapsi total i karrierës së Marcelos: U prezantua si legjendë te Olympiacos, por u dëbubua vetëm pas pesë muajsh

Kolapsi total i karrierës së Marcelos: U prezantua si legjendë te Olympiacos, por u dëbubua vetëm pas pesë muajsh

14:32, 19/02/2023

Mbrojtësi i majtë legjendar brazilian Marcelo po përjeton ditët më të vështira të karrierës së tij.

Marcelo mbërriti te Olimpiakosi grek në shtator të vitit të kaluar, teksa u cilësua si një përforcim i madh.

Më pas grekët e paraqitën si një “legjendë të vërtetë të futbollit”, por pas vetëm pesë muajsh e përzunë.

Olympiakos dhe Marcelo kanë nënshkruar zyrtarisht një ndërprerje të kontratës me marrëveshje të përbashkët dhe me shumë gjasa ai do të kthehet në vendlindje.

Marcelo luajti gjithsej vetëm dhjetë ndeshje te Olympiakos – pesë në kampionat, tre në Europa League dhe dy në Kupën e Greqisë, ku shënoi tre golat e tij të vetëm me fanellën bardhekuqe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco