Neymar thyen të gjitha rregullat në vilën e tij, është dashur të ndërhyjë edhe policia

Neymar thyen të gjitha rregullat në vilën e tij, është dashur të ndërhyjë edhe policia

11:58, 11/02/2023

Sulmuesi brazilian, Neymar nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të PSG-së në kampionat, teksa ka humbur gjashtë ndeshje për kampionët francezë këtë sezon. Këto ditë ai është vënë në fokus të mediave franceze për shkak të sjelljes së tij të keqe, por që ka të bëjë me jetën jashtë fushës.

“Le Parisien” shkruan se 31-vjeçari brazilian po bën vazhdimisht festa në vilën e tij dhe nuk i intereson aspak rendi dhe qetësia në lagje. Mediat franceze raportojnë se fqinjët e tij ishin tërbuar dhe madje thirrën policinë të dielën e kaluar. Ishte një ditë pas ndeshjes kundër Montpellier në të cilën Neymar nuk luajti.

Neymar jeton në një lagje të pasur në Bougival, në periferi të Parisit që ndodhet në hyrjen perëndimore të qytetit. Festa e fundit ishte festa e ditëlindjes dhe nisi në orën tre të pasdites dhe përfundoi pas mesnate, shkruan Le Parisien, e cila përcjell përshtypjet e fqinjëve të zemëruar.

Festa e ditëlindjes theu të gjitha rregullat

Sipas mediave franceze, fqinjët e Neymar krijuan një grup të veçantë në Facebook vetëm për të paralajmëruar njëri-tjetrin për festa dhe tubime në shtëpinë e futbollistit brazilian dhe për të organizuar veprime të përbashkëta drejtuar policisë.

 

Shikoni këtë postim në Instagram

 

Luc Watelle, kryebashkiaku i Bougival, u përfshi në të gjithë historinë dhe e quajti atë një njeri që nuk ka respekt për të tjerët. “Ne mund të flasim verbalisht, por çfarë mund t’i bësh dikujt që nuk e ka problem të paguajë një gjobë prej 135 eurosh duke pasur parasysh atë që fiton? Në një moment do të dërgojmë dosjet në prokurori për probleme të përsëritura të rendit publik”, tha ai.

Neymar nuk ka qenë në më të mirën e tij për PSG-në që kur u kthye nga Kupa e Botës FIFA 2022 në Katar. Ai ka kontribuar me dy gola në ndeshjet e kampionatit, që nuk i ngjan formës së tij nga pjesa e parë e sezonit kur shënoi dhjetë gola, e po ashtu është në vështirësi me gjendjen fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco