Ofendimet ndaj Vinicius Junior, vjen reagimi i ashpër nga La Liga

Ofendimet ndaj Vinicius Junior, vjen reagimi i ashpër nga La Liga

11:04, 06/02/2023

La Liga ka lëshuar një deklaratë në të cilën siguron se do të hetojë fyerjet raciste ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes kundër Mallorcas dhe do të përpiqet të gjejë përgjegjësit.

“Duke pasur parasysh ngjarjet që ndodhën në ndeshjen Mallorca-Real Madrid, ku u panë edhe një herë ofendime të patolerueshme raciste ndaj lojtarit të Realit të Madrid, Vinicius Jr, La Liga po vë në dispozicion të gjitha mjetet teknike dhe po punon me klubin vendas për identifikimin e përgjegjësve, me qëllim marrjen e masave të duhura ligjore”, nis njoftimi.

“Përveç kësaj, për të përshpejtuar këtë identifikim, LaLiga ka aktivizuar email-in StopRacismo@laliga.es në mënyrë që tifozët që mund të kenë imazhe ose ndonjë tregues të identitetit të atyre që janë përgjegjës, të mund të kontaktojnë La Liga-n dhe të lehtësojnë identifikimin e nevojshëm.

La Liga dënon me vendosmëri atë që ndodhi dhe, si në rastet e mëparshme, do të paraqesë denoncimet e nevojshme dhe do të vijojë luftën, brenda kompetencave të saj, kundër çdo lloj akti, sjelljeje apo incidenti racist”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco