Humbja e dytë sezonale e Arsenalit, Arteta mban këtë qëndrim ndaj lojtarëve

Humbja e dytë sezonale e Arsenalit, Arteta mban këtë qëndrim ndaj lojtarëve

20:07, 04/02/2023

Arsenal pësoi disfatën e dytë në këtë sezon të Premier League teksa u mposht në transfertë nga Everton. Vendasit triumfuan me rezultatin 1-0, teksa tek “Topçinjtë” tashmë shtohet presioni sa i takon mbajtjes së kreut duke qenë se Manchester City është vetëm pesë pikë larg.

Megjithatë, trajneri Mikel Arteta nuk i mban “inat” të tijve duke theksuar se tashmë i do edhe më shumë djemtë e tij dhe se ishte i sigurt se rrugëtimi në kampionat gjatë një sezoni, do të kishte edhe shumë vështirësi e pengesa përpara.

“Dua ta bëj të qartë se sa shumë e dua skuadrën. I dua ata djem më shumë se tre orë përpara, më shumë se tre javë përpara dhe më shumë se tre muaj më përpara. Është e lehtë të jesh pranë lojtarëve kur gjithçka shkon mirë dhe rezultatet pozitive vijnë radhazi, por në këto momente të vështira unë i dua më shumë ata dhe stafin tim.

Ne do të qëndrojmë të bashkuar pasi dihej se në këtë rrugëtim do të kishte vështirësi dhe pengesa. Por, ne duhet të jemi të zotët për t’i kaluar ato. Tashmë, duhet të kalojmë vëmendjen te ndeshja e radhës dhe të përgatitemi për t’u ndeshur në gjendjen e duhur emocionale me Brentford”, u shpreh Arteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco