Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pas 16 vitesh, makthi i ish-sulmuesit të Juventusit përfundoi: Errësira u zhduk, fillova të qaj

Pas 16 vitesh, makthi i ish-sulmuesit të Juventusit përfundoi: Errësira u zhduk, fillova të qaj

15:51, 02/02/2023

Michele Padovano, një ish-lojtar i Juventusit dhe Napolit, i cili dikur luante për Italinë, u lirua në Torino nga akuzat për trafik droge për të cilat u dënua në vitin 2006.

Sulmuesi dikur i madh, i cili “vari këpucët në gozhdë” në vitin 2001, u përfshi në një hetim të gjerë nga zyra e prokurorit publik në Torino për tregtinë e hashashit në vitin 2006.

Padovano akuzohet për financimin e një rrjeti të trafikut të drogës midis Spanjës dhe Italisë, i drejtuar nga shoku i tij i fëmijërisë, Luca Mosole dhe ish-sulmuesi i Juventusit pretendoi se 35,000 euro që i kishte huazuar shokut të tij kishin për qëllim blerjen e kuajve dhe jo financimin e trafikut të drogës.

Image

Në shkallë të parë ai u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj burg për trafik droge, por pas 16 vitesh u shpall i pafajshëm.

“16 vite më parë u shua drita e jetës sime, sot errësira u zhduk, gati sa nuk më verboi, zemra m’u ngroh sërish dhe fillova të qaj. Falenderoj sistemin gjyqësor, avokatët e mi, gruan time, djalin tim dhe të gjithë ata që kanë besuar gjithmonë tek unë”, tha Padovano për Corriere de Torino pas shpalljes së rezultatit të apelit.

Gjatë karrierës së tij, Michele Padovano (1966) luajti për Asti TSC, Cosenza, Pisa Napoli, Genoa, Reggiana, Juventus, Crystal Palace, Metz dhe Como, duke fituar Serinë A (1997), Superkupën e Italisë (1995 dhe 1997), Ligë e Kampionëve (1996), Superkupën Europiane (1996) dhe Kupa Ndërkontinentale (1996) me Juventusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco