Një tjetër performancë pozitive e Asllanit, shikoni notën dhe statistikat e mesfushorit shqiptar

Një tjetër performancë pozitive e Asllanit, shikoni notën dhe statistikat e mesfushorit shqiptar

22:20, 28/01/2023

Interi triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Cremonese, në duelin e vlefshëm për javën e 20-të të Serisë A italiane.

Në fushën e lojës në këtë përballje ishte dhe mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani.  Shqiptari u aktivizua në minutën e 66-të, duke zënë vendin e Calhanoglu.

Në fundin e takimit, djaloshi 20-vjeçar, u vlerësua me notën 6.7. nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Ajo që ra më së shumti në sy ishte saktësia “kirurgjikale” për sa i përket topave të gjatë. Asllani e preku 27 herë topin gjatë minutave që qëndroi në fushë, teksa realizoi 22 pasime të sakta.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco