Borussia e Dortmundit zyrtarizon blerjen e talentit belg

Borussia e Dortmundit zyrtarizon blerjen e talentit belg

15:23, 27/01/2023

Një tjetër lojtar i talentuar bëhet pjesë e Borussias së Dortmundit, që i mbetet besnike filozofisë së investimit te lojtarët premtues.

Klubi verdhezi ka zyrtarizuar blerjen e Julien Duranville nga Anderlechti për 9 milionë euro.

Djaloshi 16-vjeçar ka seleksionuar gjashtë ndeshje deri tani në Jupiler Pro League dhe konsiderohet një lojtar me aftësi të ngjashme me ish-anësorin e Dortmundit, Jadon Sancho.

Duranville ka nënshkruar marrëveshje me kohëzgjatje deri në qershor 2007.

“Ne jemi shumë të kënaqur që Julien dhe familja e tij patën besim te ne dhe që tani e tutje ai do të veshë ngjyrat tona. Julien është një anësor i shpejtë, teknikisht i fortë dhe kreativ. Tek ai shohim potencial të madh”, tha drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, duke shtuar: “Ne do të dëshironim të punonim së bashku në vitet e ardhshme për të shfrytëzuar këtë potencial dhe për të çuar përpara zhvillimin e tij.

Tashmë e kemi dëshmuar disa herë në të kaluarën me talentet e reja. Fokusi ynë kryesor tani është në integrimin e Julienit në skuadrën tonë profesionale dhe mjedisin e ri sa më shpejt të jetë e mundur dhe duke e sjellë gradualisht në nivelin e Bundesligës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco