Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

-15 pikë në klasifikim, Juventus thyen heshtjen pas dënimit të ashpër

-15 pikë në klasifikim, Juventus thyen heshtjen pas dënimit të ashpër

10:14, 21/01/2023

Në një deklaratë për shtyp të publikuar pas heqjes së 15 pikëve nga Federata Italiane e Futbollit , Juventus ka njoftuar se është përgatitur një apel për të kundërshtuar vendimin e marrë ditën e djeshme Gjykata Federale.

Për kujtesë, drejtuesit e bardhezinjve akuzohen se kanë mbivlerësuar çmimet e shitjes në disa transferime lojtarësh dhe kështu kanë regjistruar fitime të pajustifikuara në llogaritë e tyre.

“Pranimi i ankesës nga ana e Gjykatës Federale të Apelit na duket se përbën një trajtim të pabarabartë në dëm të Juventus dhe drejtuesve krahasuar me klubet e tjera. Presim të lexojmë me kujdes arsyet e paraqitjes së ankesës para Kolegjit të Garancisë së Sporteve. Besojmë se kjo është një padrejtësi e qartë edhe ndaj miliona tifozëve, që besojmë se së shpejti do të korrigjohet në shkallën tjetër të gjykimit”, mbyllej deklarata e Juventus.

 

Ndërkohë, pas vendimit për të penalizuar Juventus me minus 15 pikë, një nga lojtarët e parë që reagoi ishte Leonardo Bonuçi. Mbrojtësi shprehet se skuadra ka nevojë edhe për tifozët në këtë moment të vështirë duke theksuar nevojën për të qenë një skuadër e bashkuar në këtë moment të vështirë për klubin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco