Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Çeku dhe Ademi takohen me Infantinon, bisedojnë për ndërtimin e stadiumeve në Kosovë

Çeku dhe Ademi takohen me Infantinon, bisedojnë për ndërtimin e stadiumeve në Kosovë

19:51, 20/01/2023

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë vizitës në Zvicër, janë pritur në takim nga Gianni Infantino, i pari i FIFA-s.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për zhvillimin e infrastrukturës sportive.

“Bashkë diskutuan për zhvillimin e infrastrukturës sportive në vend, ndërsa u prezantua plani 5-vjeçar për rinovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend”, thuhet në njoftim.

“Ndërtimi i urave të bashkëpunimit dhe alternativave të mbështetjes financiare për këto projekte, u theksuan nga Presidenti i FIFA-s, duke shtuar se do të gjejnë rrugë për mbështetje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco