Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Zbulohen datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Zbulohen datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

19:52, 20/01/2023

Kupa e Italisë ka njohur çerekfinalistet e sezonit 2022-2023, ndërkohë, Liga e Serisë A ka bërë të ditur kalendarin e çerekfinaleve, duke zbuluar datat dhe oraret e të 4 sfidave.

Kështu të martën e 31 janarit, në orën 21:00, Interi do të presë Atalantën në “San Siro”, në një ndeshje teke, që do të vendosë edhe skuadrën që do të kualifikohet në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste do të mësohen të mërkurën dhe do të dalin nga ndeshja Fiorentina-Torino, e planifikuar për në orën 18:00 dhe sfida Roma-Cremonese, e planifikuar për në orën 21:00.

Inter – Atalanta (31 janar)

Roma – Cremonese (1 shkurt)

Fiorentina – Torino (1 shkurt)

Juventus – Lazio (2 shkurt)

E enjtja në mbrëmje është rezervuar për një tjetër përballje mjaft interesante, siç është ajo mes Juventusit dhe Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco